LAJMI I FUNDIT:

Tragjedi mes tifozëve të Interit, njëri përfundon me fatalitet

Tragjedi mes tifozëve të Interit, njëri përfundon me fatalitet

Ultrasit e Interit kanë mbetur të shtangur nga vrasja tronditëse e një prej figurave të tyre kryesore, me sa duket në duart e një prej miqve dhe kolegëve të tij.

Ultrasit janë tifozët që qëndrojnë në Curva Nord të San Siros dhe kanë shumë ndikim me klubin dhe lojtarët.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, në orët e para të mëngjesit të sotëm Andrea Beretta vrau Antonio Bellocco me një thikë, duke e prerë në fyt.


Lista e Interit për në Ligën e Kampionëve: Inzaghi përfshin Buchanan, por largon transferimin e verës
Lexo po ashtu Lista e Interit për në Ligën e Kampionëve: Inzaghi përfshin Buchanan, por largon transferimin e verës

Dyshja kishin qenë miq dhe luajtën futboll të dy mbrëmë së bashku me disa tifozë të Milanit, por dalja në mbrëmje më vonë përfundoi në një përleshje vdekjeprurëse.

Raportohet se Bellocco e kishte qëlluar Berettën në këmbë nga një distancë e afërt kur ata ishin ulur brenda një makine, duke e shtyrë atë të përgjigjej me një thikë fatale në fyt.

Bellocco ishte 36 vjeç dhe kishte kaluar kohë në burg, pasi kishte lidhje me krimin e organizuar Ndrangheta në Kalabri.

Renditen 10 ndeshjet më të mira të fazës hapëse në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Renditen 10 ndeshjet më të mira të fazës hapëse në Ligën e Kampionëve

Beretta është një 49-vjeçar nga Milano e cila prej shumë vitesh është pjesë e Inter Curva Nord.

Nuk është hera e parë që ultrasit e Interit përfshihen në skena dhune, pasi në vitin 2022 pati polemika kur grupi detyroi tifozët e rregullt të largoheshin nga vendet e tyre gjatë një ndeshjeje për t’i bërë ‘haraç’ një prej drejtuesve të tyre që kishte qenë u qëllua në një incident të lidhur me drogën.

Ky incident i fundit mund të nxisë hetime të mëtejshme të policisë për lidhjet kriminale brenda lëvizjes ultras, jo vetëm për Interin, por edhe për shumë klube të tjera italiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një mesazh i Barcelonës në WhatsApp dështoi transferimin e Nico Williamsit, zbulohet përmbajtja e tij

Një mesazh i Barcelonës në WhatsApp dështoi transferimin e Nico Williamsit, zbulohet përmbajtja e tij

La Liga
Salah i zgjedh tre legjendat e Ligës Premier si partner të ëndrrave të tij, befason tifozët kur emëron trajnerin e preferuar

Salah i zgjedh tre legjendat e Ligës Premier si partner të ëndrrave të tij, befason tifozët kur emëron trajnerin e preferuar

Ndërkombëtare
Bayern Munich po përgatitet të shpenzojë 150 milionë euro për të nënshkruar me dy yje

Bayern Munich po përgatitet të shpenzojë 150 milionë euro për të nënshkruar me dy yje

Bundesliga
Real Madridi blindon portierin Courtois

Real Madridi blindon portierin Courtois

La Liga
Man City gjen në Ligën Premier pasuesin e Edersonit, bën edhe ofertë zyrtare

Man City gjen në Ligën Premier pasuesin e Edersonit, bën edhe ofertë zyrtare

Premier League
Alonso i kërkon Perezit transferimin e yllit që kushton 100 milionë euro

Alonso i kërkon Perezit transferimin e yllit që kushton 100 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori