LAJMI I FUNDIT:

Statistikë, analizë dhe parashikim: Napoli – Juventus

Statistikë, analizë dhe parashikim: Napoli – Juventus

Futbolldashësit do të jenë dëshmitarë të një ndeshje të madhe, e cila pritet të shikohet prej milionave njerëz anekënd botës. Napoli dhe Juventus do të takohen sonte në derbin e xhiros së ligës elitare italiane.

Vendi: Sao Paolo, Napoli


Koha: 01, dhjetor (e premte), 20:45

Lajmet rreth ekipeve

Napoli

Mario Rui duhet të jetë plotësisht i aftë për të startuar në formacionin titullarë edhe pse Christian Maggio pati paraqitje pozitive në javën e kaluar.
Marek Hamsik pritet të luajë në mesfushën napolitane, pavarësisht se ka humbur shkëlqimin e viteve të kaluara.
Allan dhe Jorginho duhet të përfundojnë në mesfushë ndërsa Piotr Zielinski nuk do të luajë që nga minuta e parë.

Lojtarët e dyja ekipeve që pritet të mungojnë

Juventus

Gonzalo Higuain ka arritur të stërvitet me Juventusin edhe pse ka thyer dorën, por pritet që mos të paraqitet që nga minuta e parë kundër ish-skadrës.
Me Higuain që nuk pritet të startojë si titullar, Massimiliano Allegri pritet të hedh në fushë formacionin 3-4-2-1, të cilën e përdori kundër Crotones, por me Mario Mandzukic që nuk do të luajë shkaku i një lëndimi.
Me Stephan Lichtsteiner e lënduar, Mattia De Sciglio pritet të fillojë në krahun e djathtë, edhe pse Juan Cuadrado mund të luajë në atë pozitë.

Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?

A e dini se…?

Napoli ka fituar 17 nga 19 ndeshjet e fundit (Serie A).
Juventusi është i pamposhtur në 30 nga 33 ndeshjet e fundit (Serie A).
Juventusi ka shënuar së paku dy gola në shtatë ndeshjet e fundit (Serie A).
Në tetë nga nëntë ndeshjet e fundit të Napolit dhe Juventusit janë shënuar mbi dy gola (Serie A).
Napoli para shikuesve të vetë ka shënuar të paktën dy gola në tetë nga nëntë ndeshjet e fundit (Serie A).
Napoli janë të pamposhtur në 12 nga 13 ndeshjet e tyre të fundit në shtëpi kundër Juventusit në të gjitha garat.

Vlerësimi i lojtarëve deri në xhiron e 11 të Bundesligës dhe formacionet e mundshme

Analizë

Napoli ka treguar në javët e fundit se mund të fitoj me futboll të shkëlqyer dhe paraqitje “të ndyrë” me klubet e mëdha. Ata duket se janë pretendentë për titullin këtë sezon dhe takimi me Juventusin do të jetë një sprovë për napolitanin.
Juventusi nuk është larg kreut të tabelës dhe kanë treguar në sezonet e mëparshëm se marrin vrull në pjesën e dytë të kampionatit. Megjithatë, ata mund të kenë nevojë për këtë fitore më shumë se Napoli për të provuar se dominimi i tyre nuk ka mbaruar akoma në Serie A.
Cilido qoftë rezultati, filozofia e lojës nga të dyja palët sugjerojnë se kjo duhet të jetë një ndeshje zbavitëse, pasi Juventusi mburret me sulmin më të mirë në kampionat dhe Napoli janë të njohur për stilin e tyre sulmues.
Dy trajnerët mund të bëjnë ndryshime të rëndësishme në momentet e fundit gjersa Max Allegri ka qenë gjithmonë më i prirur për ndryshime sesa Maurizio Sarri.

Parashikim i ekspertëve

Në trend Sport

Më shumë
Nga gara e Formula 1, Zidane parashikon gjysmëfinalen mes Realit dhe Bayernit

Nga gara e Formula 1, Zidane parashikon gjysmëfinalen mes Realit dhe Bayernit

Liga e Kampionëve
Lojtari i Chelseat, i cili e ka kaluar sezonin në formë huazimi, nuk dëshiron të kthehet në klub

Lojtari i Chelseat, i cili e ka kaluar sezonin në formë huazimi, nuk dëshiron të kthehet në klub

Premier League
Tifozët e Liverpoolit janë të ngopur nga loja e një futbollisti, pavarësisht fitores 4-2 ndaj Tottenhamit

Tifozët e Liverpoolit janë të ngopur nga loja e një futbollisti, pavarësisht fitores 4-2 ndaj Tottenhamit

Premier League
David Beckham i dërgon mesazh me katër fjalë Jude Bellinghamit pas fitimit të titullit me Real Madridin

David Beckham i dërgon mesazh me katër fjalë Jude Bellinghamit pas fitimit të titullit me Real Madridin

La Liga
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori