LAJMI I FUNDIT:

Cavani dhe Neymar përsëri zënkë për shkak të një penalltie, goditën njëri tjetrin me kokë – braziliani e shtyn uruguaianin pas humbjes së penalltisë (Foto/Video)

Cavani dhe Neymar përsëri zënkë për shkak të një penalltie, goditën njëri tjetrin me kokë – braziliani e shtyn uruguaianin pas humbjes së penalltisë (Foto/Video)

Edinson Cavani dhe Neymar nuk janë duke u bërë rehat mes vete në Paris Saint Germain.

Paris Saint Germain ka fituar ndeshjen e radhës në Ligue 1, 2-0 ndaj Troyes por jo gjithçka ka shkuar mirë.


Në pjesën e parë lideri aktual i Ligue 1 fitoi një penallti nëpërmjet Cavanit dhe ky i fundit vendosi që vet ta ekzekutojë atë.

Edhe kësaj radhe kishte mosmarrëveshje mes dy yjeve të PSG-së, Cavanit dhe Neymarit.

Braziliani u afrua tek uruguaiani dhe ia kërkoi topin por ky i fundit refuzoi ta bëjë një gjë të tillë.

Neymar duke shtyrë Cavanin pas humbjes së penalltisë ndaj Troyes

Në pamjet filmike shihet se dyshja kishte edhe një përplasje me kokë, ndërsa Cavani nuk ishte i saktë nga pika e bardhë.

Pasi që e humbi penalltinë, Neymar e shtyu sulmuesin uruguaian dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer fare trajnerit Unay Emery.

Dy sulmuesit e PSG-së kishin një zënkë mes vete edhe në ndeshjen me Lyonin për shkak të një penalltie.

Tani klubi është në hall të madh me ‘rebelët’ pasi njëri nga ta duhet të largohet nga ‘Parc de Princes’.

Në Francë janë të sigurt, se njëri mes Neymar ose Cavani do të largohen nga klubi qysh në afatin kalimtar të janarit, pasi të dy me njëri tjetrin në repartin ofensivë të Parisit nuk po shkojnë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori