LAJMI I FUNDIT:

“Lukaku është një ‘Hercules’”

“Lukaku është një ‘Hercules’”

Mbrojtësin i Leicester, Christian Fuchs, ka thënë se Romelu Lukaku është një ‘Hercules’ , ndërsa Jamie Vardy ka një gojë të madhe.

Austriaku ka kaluar në Ligën Premier në vitin 2015 nga Schalke, ndërsa e ka fituar një titull me klubin anglez.


Fuchs ka folur për sulmuesin e Manchester United, Lukakun.

“Nëse qëndron pas Romelu Lukakut e kupton se kush është”.

Lista e dëshirave të Mourinhos, aty janë edhe Griezmann e Ozil
Lexo po ashtu Lista e dëshirave të Mourinhos, aty janë edhe Griezmann e Ozil

“Ai është një Hercules dhe forca e tij është e madhe. Disa lojtarë të Ligës Premier janë makineri”.

Lojtari foli edhe për yllin e skuadrës së tij Leicester, Jamie Vardy.

“Ai është i mirë, por edhe i çmendur, ka një gojë të madhe. Fjalët i kthen në vepra”, ka thënë Fuchs për Vardyn. /Telegrafi/