LAJMI I FUNDIT:

BVB i vendos çmim Aubameyangit, Reali gati

BVB i vendos çmim Aubameyangit, Reali gati
DORTMUND, GERMANY - NOVEMBER 21: Pierre-Emerick Aubameyang of Borussia Dortmund looks on during the UEFA Champions League group H match between Borussia Dortmund and Tottenham Hotspur at Signal Iduna Park on November 21, 2017 in Dortmund, Germany. (Photo by Stuart Franklin/Getty Images)

E ardhmja e Pierre-Emerick Aubameyang duket se është larg Borusia Dortmundit.

E përditshmja gjermane ‘Bild’ flet për një largim të mundshëm të sulmuesit nga Gaboni, që në muajin janar dhe kjo për shkak të tensioneve të shfaqura së fundmi në raportet mes futbollistit dhe klubit verdhezi.

Drejtuesit e Dortmundit përpara disa ditësh vendosën të pezullojnë Aubameyang për shkak të vonesave të tij të njëpasnjëshme në seancat stërvitore.


Ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga Aubameyang, i cili e ka konsideruar atë të papranueshëm, duke kërkuar edhe largimin nga verdhezinjtë.

Gjithnjë sipas ‘Bild’, kjo situatë e re e krijuar në ambientet e BVB-së, ka shtyrë drejtuesit e kësaj të fundit të vendosin edhe një çmim për kartonin e Aubameyang, që kap vlerën e 60 milionë eurove.

Tani pritet vetëm reagimi nga klubet e interesuara për shërbimin e sulmuesit nga Gaboni, mes të cilave deri përpara disa javësh ishte edhe Real Madridi.

Për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Chelsea e Liverpooli. /TCh/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Qipro për të harruar startin e dobët në Ligën e Kombeve

Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Qipro për të harruar startin e dobët në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori