LAJMI I FUNDIT:

Liria pjesëmarrëse nga Kosova në Kupën e Pavarësisë

Liria pjesëmarrëse nga Kosova në Kupën e Pavarësisë

Korça është zgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit për të zhvilluar finalet e Kupës “Pavarësia”, që do të zhvillohet të martën në datë 28 nëntor.

Më parë ky aktivitet sportiv ishte zhvilluar në Durrës dhe Tiranë, ndërsa këtë vit është zgjedhur qyteti juglindor.


Sipas njoftimit zyrtar të Federatës së Futbollit, gjithçka është gati dhe të martën e 28 nëntorit, të 4 skuadrat do të luajnë mes tyre për për trofeun “Pavarësia”:

“Sikundër edhe çdo edicion, edhe këtë radhë FSHF organizon kupën “Pavarësia”, një traditë e nisur vite më parë, me pjesëmarrjen e katër skuadrave: Tirana, Otrant (Ulqin), Struga dhe Liria e Prizrenit.

Këtë radhë u vendos që ky aktivitet të luhet në qytetin e Korçës, duke respektuar një shpërndarje gjeografike të përçdovitshme.

Çiftet do të ndahen me short një ditë përpara, teksa ndeshjet do të jenë me nga 45 minuta, dhe finalja do të luhet në stadiumin e qytetit të Korçës.

Në fund do të jepet trofeu për fituesin e kupës, çmimi Fair-Play dhe lojtari më i mirë i kupës”-thuhet në njoftimin e FSHF

Pjesëmarrës çdo vit në këtë aktivitet janë katër ekipe nga trevat shqiptare, të cilat përballen mes tyre në fazën gjysmëfinale dhe finale, për trofeun.

Një vit më parë ekipi i Kukësit ishte fitues i këtij trofeu, ndërsa më herët është fituar dhe nga: Otranti i Ulqinit, Shkëndija e Tetovës, Flamurtari i Vlorës etj.

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori