Veseli: Mitrovica do të bëhet me Qendrën e Inovacionit, bizneseve s’do ju mungojë më përkrahja
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidaten për Kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, të shoqëruar edhe nga Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, kanë prezantuar projektin për ndërtimin e Qendrës së Inovacionit në Mitrovicë.
Veseli ka thënë se potenciali i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për rritjen e produktivitetit dhe krijimin e vendeve të punës në Mitrovicë është i lartë, duke u bazuar në strukturën aktuale të ekonomisë, e cila karakterizohet me pjesëmarrje në mbi 90 për qind të tyre.
Ai ka thënë se hapja e Qendrës së Inovacionit në Mitrovicë tashmë është punë e kryer dhe ajo do të shërbejë si mundësi e mirë për shumë të rinj, që t’i zhvillojnë idetë e tyre me qasje proaktive drejt zhvillimit të ndërmarrjeve inovative.
“Para disa muajsh kam premtuar se ndërmarrësit do të kenë trajtim të veçantë prej shtetit dhe këtë gjë jemi duke e bërë. Atyre do ua ofrojmë të gjitha mundësitë që t’i zhvillojnë dhe jetësojnë idetë e tyre inovative. Mitrovica do të jetë njëra ndër komunat prijëse ku do të hapet qendra e invacionit dhe ndërmarrësisë, krahas komunave tjera si Prizreni, Ferizaji, Peja e Prishtina, por edhe komuna të tjera”, ka thënë Veseli.
Ai shtoi se kryetarja e ardhshme e Mitrovicës, Valdete Idrizi, është e përgatitur me plane konkrete për zhvillimin ekonomik të Mitrovicës dhe për bashkëpunimin e saj me qendrën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, si dhe ideatorët e rinj dhe bizneset aktuale të Mitrovicës.
Edhe ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, tha se në koordinim me Idrizin do të stimulojnë aktivitetet inovative në Mitrovicë, të cilat do të jenë të lidhura ngushtë më ndërmarrësinë dhe me fushat e tjera të ekonomisë, duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritje të punësimit, rritjen e konkurrueshmërisë dhe rrjedhimisht rritjen e sektorit privat, veçanërisht tek të rinjtë dhe gratë.
Ai ka konfirmuar se Mitrovica do ta ketë Qendrën Inovacionit dhe Ndërmarrësisë nga fillimi i vitit të ardhshëm.
Ndërsa, kandidatja për Kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka thënë se në këtë Qendër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të përkrahen të rinjtë në zhvillimin e ideve të tyre që nga faza e parainkubimit, inkubimit dhe deri në fazën kur të jenë të gatshëm të përballen me ekonominë dhe të bëhen të gatshëm dhe të qasshëm tek bankat për mbështetje financiare.
Idrizi ka thënë se Mitrovica do të përfitojë shumë nga fondi për inovacion dhe ndërmarrësi prej 9.5 milionë euro i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Ajo ka premtuar se do t’i përkrahë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me fokus në eksportet e tyre, me synim punësimin e të rinjve dhe ngritjen e kapaciteteve, duke siguruar zhvillim ekonomik.
Kandidatja për Kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka treguar se fondet për inovacion dhe ndërmarrësi do të financojnë startup-et, rritjen e kapaciteteve, konkurrueshmërinë dhe diversifikimin për bizneset ekzistuese dhe zhvillimin e hulumtimin përmes programeve të veçanta për trajnime, zhvillim të konceptit të marketingut, standardizim dhe certifikime, për t’i bërë bizneset e Mitrovicës konkurruese edhe në tregjet e jashtme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë
Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Toka mund të goditet këtë javë nga një stuhi tjetër e madhe diellore
Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë