LAJMI I FUNDIT:

Pahor: Maqedonia do të jetë anëtarja e ardhshme e NATO-s dhe të fillojë negociata me BE-në

Pahor: Maqedonia do të jetë anëtarja e ardhshme e NATO-s dhe të fillojë negociata me BE-në

Sllovenia me kujdes e ndjek dhe e aprovon politikën e fqinjësisë së mirë dhe atë rajonale të Republikës së Maqedonisë si një ndër kushtet për anëtarësim në BE dhe në NATO dhe mbetet mbështetëse e fuqishme të saj në këto procese, tha presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev.

Siç informojnë nga qeveria, Pahor shpreson se shumë shpejt Maqedonia do të jetë anëtarja e ardhshme e NATO-s dhe se me BE-në së shpejti do të arrihet marrëveshje për fillim të negociatave inkuadruese, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Kryeministri Zaev theksoi se koalicioni qeveritar në Republikën e Maqedonisë pas zgjedhjeve lokale, rezultatet e të cilave e konfirmuan mbështetjen për politikat aktuale, tani ka për obligim sa është e mundur më shpejt dhe më solide t’i vazhdojë reformat e filluara të reformave.

Lidhur me aspiratat euroatlantike, Zaev informoi se do të punohet dhe po përgatiten kushte për koncensus politik.

Zaev në takimin e uroi Pahorin për rizgjedhjen dhe i dërgoi urime në emër të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Kryetari i Qeverisë pati takim edhe me kryetarin e Kuvendit slloven Millan Bërglez. E ka informuar për proceset aktuale më të rëndësishme në Republikën e Maqedonisë dhe theksoi se inkurajimi që shteti ynë e mori gjatë kësaj vizite, janë shenjë se është zgjedhur rruga dhe mënyra e vërtetë për zgjidhjen e çështjeve thelbësore me interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Me takimet e presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor dhe me kryetarin e Kuvendit slloven, përfundoi vizita zyrtare e delegacionit qeveritar të Republikës së Maqedonisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori