LAJMI I FUNDIT:

Ishin shpallur të zhdukur tre muaj më parë, policia i gjen të vdekur – habiten të gjithë si ishin përqafuar dyshja në momentet e fundit të jetës (Video)

Ishin shpallur të zhdukur tre muaj më parë, policia i gjen të vdekur – habiten të gjithë si ishin përqafuar dyshja në momentet e fundit të jetës (Video)

Trupat e pajetë të Joseph Orbes 21-vjeç dhe Rakel Ngujen, 20, që ishin zhdukur në korrik të këtij viti në parkun nacional të Kalifornisë, Joshua Tree, janë gjetur këto ditë, kurse policia beson se bëhet fjalë se ekzistojnë dy versione – vrasje dhe vetëvrasje.

Trupat e të rinjve janë gjetur më 15 tetor në një pozicion që ngjante me përqafimin. Ndërkaq policia ka njoftuar se provat e deritanishme që janë gjetur, qojnë në idenë se Joseph kishte vrarë Rakelën, dhe më pas kishte kryer vetëvrasje.


Gjithashtu raportohet se dyshja kishin mbetur pa ujë e ushqim në momentet më kritike, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësja e zyrës së sherifit në San Bernardino, Cindy Bachman, ka deklaruar se dyshja janë gjetur nën një dru dhe dukej se ata ishin përqafuar në momentet e fundit të jetës.

“Diçka të tillë kurrë më parë nuk kemi parë, të përqafuar dhe dukeshin të dashuruar marrëzisht në njëri-tjetrin”, ka shtuar ajo

Ajo gjithashtu ka pranuar se dyshja ishin veshur me rroba të verës për shkak të temperaturave të larta, ndërsa policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një revole të regjistruar në emrin e Orbesit.

Zhdukja e dyshes ishte raportuar në polici më 28 korrik, dhe menjëherë ishin angazhuar ekipe për kërkimin e tyre.

Por renxherët e parkut nacional fillimisht kishin gjetur veturën e tyre dhe më pas kanë hasur në gjurmë që u ka ndihmuar në gjetjen e trupave të tyre. Ekipet e shpëtimit i kanë kaluar më shumë se 2100 orë duke kërkuar çiftin, të cilët i gjetën të vdekur.

Por në zyrën e sherifit të San Bernardinos, gjithashtu kanë bërë të ditur se kanë angazhuar inspektorë dhe hetues të zotë, për shkak të “rrethanave të dyshimta dhe lëndimeve në trupat e viktimave”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori