LAJMI I FUNDIT:

Selim Pacolli përmbyll fushatën, shfaq përmbledhjen e gjithë muajit (Video)

Selim Pacolli përmbyll fushatën, shfaq përmbledhjen e gjithë muajit (Video)

Sipas një njoftimi, duke e krijuar një standard të ri të komunikimit në publik, me një fushatë e cila është cilësuar si më e mira nga opinionistët e shumtë por edhe publiku në përgjithësi, kandidati i AKR-së për Kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli pak orë para heshtjes zgjedhore e ka përmbyllur fushatën zgjedhore me një përshëndetja dhe urim për fitore të Plisave, por edhe të tij si kandidat.


Gjatë gjithë kësaj periudhe, thuhet në njoftim, Selim Pacolli ka takuar qytetarë të shumtë, por edhe u ka shërbyer qytetarëve në cilësi të shumta.

“Së pari, duke u shfaqur në rolin e një taksisti, më pas si punëtorë i kompanisë Pastrimi me të cilët ka mbledhur mbeturinat në kryeqytet, e më pas edhe si gazetarë për të marrë mendimet më të sinqerta të qytetarëve për të si kandidat”, thuhet më tej.

Më poshtë është një video përmbledhëse e gjithë aktivitetit të tij elektoral gjatë periudhës një mujore.

“Selim Pacolli është i vetmi kandidat për Kryetar të Komunës së Prishtinës i cili ka prezantuar planin dhe vizionin e tij për Prishtinën deri në vitin 2020, në të cilin parashihet zhvendosja e Universitetit të Prishtinës në periferi të qytetit, ndërtimi i qendrës më të madhe koncertale – kushtuar artistëve prishtinas, një universitet prej 200 mijë metra katrorë, një stadium të ri i cili plotëson gjitha standardet ndërkombëtare, si dhe 6,000 vende të reja parkimi në Prishtinë”, përfundohet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Kalo në kategori