LAJMI I FUNDIT:

Griezmann largohet në janar, Barça dhe Unitedi bëjnë gati ofertat?

Griezmann largohet në janar, Barça dhe Unitedi bëjnë gati ofertat?

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann thuhet se është i gatshëm të largohet nga Atletico Madridi pas Vitit të Ri apo më saktë në afatin kalimtar të janarit.

Atletico Madrid nuk e ka nisur mirë sezonin, pasi nuk po përjeton fillim sezoni të mirë në La Liga dhe Ligën e Kampionëve dhe kjo mund të bëjë që yjet e skuadrës të largohen.


Njëri ndër ta është ylli kryesor i skuadrës, francezi Griezmann, i cili është në orbitën e skuadrave të mëdha evropiane.

Vazhdon interesimi i Barçës për Griezmannin
Lexo po ashtu Vazhdon interesimi i Barçës për Griezmannin

Me Manchester Unitedin dhe Barcelonën që janë duke mbajtur kontakte me përfaqësuesit e tij, Griezmann e di se nuk do pritej mirë në rast largimi nga Atletico në janar, por po mendon një largim.

Greizmann shënoi golin e parë në stadiumin e ri Wanda Metropolitano

Sipas mediumit Don Balon, kjo është një mundësi shumë e mirë, me Griezmannin e  përgatitur të largohet që Atletico në rast mos-kualifikimi për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Me Vitolon dhe Diego Costan që janë të regjistruar për Atleticon në janar, francezi beson se mund të jetë koha e duhur për t’u larguar nga Wanda Metropolitano.

Ia vlen të shikohet përsëri: Driblimi mjeshtëror i Griezmannit që e bëri Piquen të duket si një amator (Video)
Lexo po ashtu Ia vlen të shikohet përsëri: Driblimi mjeshtëror i Griezmannit që e bëri Piquen të duket si një amator (Video)

Kur tregu i transferimeve të rihapet, klauzola e blerjes së Griezmann do të bjerë nga 200 në 100 milionë euro.

Kjo shifër nuk do të ishte problem të paguhet nga ana e Djajve të Kuq dhe gjigantit katalunas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori