LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon interesimi i Barçës për Griezmannin

Vazhdon interesimi i Barçës për Griezmannin

Barcelona shënjestron Antoine Griezmannin e Atletico Madridit.

Paolo Dybala ka qenë një objektiv i hershëm i katalansve. Madje, gjatë tregut të transferimeve që lamë pas u fol shpesh për një transferim të mundshëm të argjentinasit në radhët e blaugranave.


Oferta ishte konkrete, por drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta në shumë raste është shprehur i prerë në lidhje me këto zëra. Dybala nuk ikën, pavarësisht shumës që mund të ofrohet për të. Në muajt në vazhdim drejtuesit bardhezinj do të bëjnë çmos për ta blinduar numrin 10.

Nisur nga ky fakt, Barcelona tashmë është vënë në ndjekje të një tjetër sulmuesi, atij të Atletico Madrid, Antoine Griezman. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, qëllimi i balugranave është që t’ia shkëpusë Atleticos yllin e skuadrës përpara fillimit të botërorit në Rusi. Momentalisht francezi ka një klauzolë që kapë shifrën e 200 milionë eurove, klauzolë që qershorin e ardhshëm do të reduktohet në 100 milionë euro, duke thjeshtësuar në një farë mënyrë operacionin.

Në radhët e Los Colchoneros duket se tashmë i janë dorëzuar idesë që sulmuesi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës sezonin e ardhshëm, duke parë dhe interesin e fortë që ka United për 26-vjeçarin.

Sidoqoftë pista Liga Premier është opsioni që kuptohet më pak pasi dëshira e Grizemann është të vazhdojë aventurën në La Liga. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori