LAJMI I FUNDIT:

Fallxhorja në Shkup mashtron 43-vjeçaren, ia merr arin në vlerë prej një mijë eurosh

Fallxhorja në Shkup mashtron 43-vjeçaren, ia merr arin në vlerë prej një mijë eurosh

Një grua e kamufluar si fallxhore dhe shitëse ka mashtruar një grua 43-vjeçare nga Shkupi dhe i ka marrë ari në vlerë prej një mijë eurosh. Siç thonë nga MPB, gruaja fillimisht ishte paraqitur në derën e zonjës së shtëpisë dhe i kishte ofruar t’i shesë veshje të ndryshme.

Por, meqë gruaja kishte refuzuar të blejë diçka, shitësja i kishte kërkuar një kafe sa për të bërë pushim. Zonja e shtëpisë e kishte futur gruan brenda dhe i kishte ofruar kafe.


“Shitësja gjatë bisedës i ka treguar zonjës gjëra intime familjare dhe i ka zbuluar se është fallxhore dhe di të parashikojë ardhmërinë dhe të largojë të keqen nga shtëpia. I ka kërkuar të gjithë arin që e ka në shtëpi dhe i ka thënë se domoes i gjithë ari duhet të dërgohet në kishë për t’i fryrë dhe për ta larguar të keqen prej tyre. Ka premtuar se do të kthehet për një orë. Si garancë i ka lënë rrobat e saj që po i shiste dhe e ka marrë arin. Por, nuk është kthyer më”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga policia shtojnë se po punojnë për gjetjen e vjedhëses./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori