Kallëzimi penal për dhunën e ushtruar ndaj bashkëshortes së Tomë Gashit ka shkuar në Prokurorinë e Prishtinës.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, ka konfirmuar se prokuroria ka pranuar kallëzimin penal nga stacioni policor në lidhje me dyshimet se Tomë Gashi ka rrahur bashkëshorten e tij.
“Kallëzimi penal për rastin në fjalë është regjistruar me numrin 6094/17. Ajo grua nuk ka pasur siguri me shku në shtëpi atë natë, tjetërkund e ka kaluar natën, ishte mjaft serioze ajo dhunë ne familje”, tha Beka për KALLXO.com.
Më 28 shtator të këtij viti, në orën 20:20, në Policinë e Kosovës, u raportua për dhunë familjare.
“Ankuesja femër K/ Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Në lidhje me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull K/ Shqiptar dhe është njoftuar prokurori kompetent. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhej në raportin 24 orësh të policisë, për të cilin KALLXO.com ka mësuar se bëhet fjalë për rastin e gruas së Tomë Gashin.
Bëhet e ditur se i dyshuari nuk është ndaluar nga policia, por është lëshuar në procedurë të rregullt.
Gazeta ka kontaktuar edhe me prokurorin e çështjes, Remzush Latifin.
I pyetur se a ka aktvendim mbi fillimin e hetimeve, prokurori Latifi tha se ende nuk e ka hapur lëndën.
“Unë kam lëndë pak më të vjetra, unë nuk e kam çelë atë lëndë se kjo ka arritë para 2-3 dite. Ende nuk është zhvilluar asgjë”, tha prokurori Latifi.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe me të dyshuarin Gashi, i cili mohoi në tërësi të ketë sulmuar bashkëshorten e tij.
“S’kom unë kurrfarë komenti, unë kam thonë që ajo nuk ka ndodhë”, tha Gashi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe