LAJMI I FUNDIT:

“30 mijë euro i duhet t’ia japë Saimirit” Përgjimet e Habilajt fundosin ish-ministrin Tahiri?

“30 mijë euro i duhet t’ia japë Saimirit” Përgjimet e Habilajt fundosin ish-ministrin Tahiri?

Një tjetër skandal, ku përfshihet ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, është publikuar në mediat italiane.

Sipas këtij artikulli, janë zbardhur disa nga përgjimet e trafikantit të drogës Moisi Habilaj, ku përfshihet edhe Saimir Tahiri.


“30 mijë euro i duhet t’ia japë Saimirit”. Kjo është një nga përgjimet e bandës së drogës kryesuar nga Moisi Habilaj, arrestuar dje në Itali dhe që theksohet edhe nga media italiane Meridionews.it se është kushëriri i ish-ministrit te Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas hetuesve italianë Moisi Habilaj ka mbërritur në Siçili së bashku me bashkëpunëtorin e tij Sabi Celaj me automjetin Audi të ish-Ministrit Saimir Tahiri,

“Moisi Habilaj, kushëriri i Saimir Tahirit, shkruan media italiane, “në Siçili ishte ura kryesore lidhëse me trafikantët e mëdhenj të drogës të cilët mund të blenin me para në dorë qindra kilogramë marijuanë për ta shitur më pas në tregjet e drogës në Katania, Sirakuza e Raguza.

Në Shqipëri ndaj kushëririt të Ministrit ka pasur shumë herë dyshime. Nuk është hetuar kurrë, nuk është arrestuar kurrë, por është fotografuar shumë herë me kreun e policisë kufitare në qytezën bregdetare të Dhërmiut.

Udhëtonte vazhdimisht nga Shqipëria drejt Siçilisë duke kaluar përmes Puglias për të dakortësuar shitjen e drogës e për të kërkuar vendet e përshtatshme për ankorimin e anijeve me drogë dhe ato të destinuara për ruajtjen e lëndës narkotike.”

Hetimet e operacionit “Rosa dei venti” çuan në identifikimin e bashkëpunëtorë të Habilaj në Itali. Siç është italiani Antonino Riela, pika e referimit të Habilaj në Siçili në blerjen e drogës nga Shqipëria.

Sipas medias italiane në nëntor të 2013 investiguesit italianë kanë monitoruar një takim mes Antonino Riela e vëllait të Moisi Habilait, Florian Habilaj.

Takimi u bë në lagjen San Giorgio e Riela i kishte dhënë Florian Habilaj 30 mijë euro për një ngarkesë droge të humbur.

Qëllimi ishte rinisja e aktivitetit të trafikimit pas sekuestrimit të rreth 1650 kg marijuanë që u ishte sekuestruar një muaj më parë në tetor të 2013 në brigjet pranë portit të Augusteas në Siçili.

Mbi këtë sekuestrim e humbje të sasisë së drogës, në përgjimet ambientale të policisë italiane , Florian Habilaj, vëllai i Moisi Habilaj, dëgjohet të thotë se “po të kishte një kallashnikov do t’i kishte vrarë të gjithë bam bam bam.” /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori