Kur kanë mbetur edhe një javë deri në përfundim të fushatës zgjedhore, partitë politike po vazhdojnë me aktivitetet e tyre promovuese në të gjitha komunat e Kosovës.
Mirëpo, gjatë kësaj fushate sikurse edhe herëve të tjera, partitë politike nuk kanë shpëtuar nga ankesat, shkeljet e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe dënimet që ua ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Deri më tani në PZAP janë dorëzuar 150 ankesa. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Mulë Desku kryesues i sekretariatit te PZAP-it.
“Ju informojmë se prej datës 21.09.2017 deri me date 11.10.2017 ne PZAP- janë dorëzuar, respektivisht PZAP-i ka pranuar 150 ankesa. Ankesat kanë te bëjnë me shkeljen e Kodit të Mirësjelljes të LZP-së gjatë fushatës zgjedhore.
109 ankesa janë shqyrtuara dhe vendosur nga Paneli:
79 ankesa janë aprovuar,
22 ankesa janë refuzuar.
7 ankesa janë tërhequr
1 ankesë e palejuar
41 ankesa janë ne procedurë te shqyrtimit”, ka thënë Desku.
Përpos këtyre ankesave, subjektet politike janë gjobitur nga PZAP për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes së Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme – LZP-së.
Subjekti i cili prin në listën dënimeve me gjobë prej 44 mijë e 300 euro, është Lidhja Demokratike e Kosovës, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 10 mijë e 750 ku nga kjo shumë ka paguar vetëm 1 mijë e 350 euro.
Ndërkaq në total të gjitha subjektet politike janë gjobitur me 79 mijë 650 euro.
“PZAP-i për shkak se subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore nuk e kanë respektuar Kodin e Mirësjelljes së Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme – LZP-së, ndaj tyre ka shqiptuar gjoba në përputhje me këtë ligj (LZP), Rregullat e brendshme të PZAP-it dhe Rregullat e KQZ-së.
Vlera a gjobave të shqiptuara ndaj subjekteve politike ne totalë është 79,650.00 €”, ka treguar Desku për Telegrafin.
LDK= 44,300.00 €,
PDK= 10,750.00 €. / ka paguar = 1,350.00 €- pa paguar edhe 9,400.00 €.
LVV= 7,100.00 €,
AAK= 5,050.00 €,
AKR= 6,750.00 €/ ka paguar = 1,650.00 €- pa paguar 5,100.00 €
ALTERNATIVA= 1,650.00 €,
NISMA= 1,100.00 €,
KDTP= 550.00 €,
PDAK= 250.00 €,
PAI= 250.00 €,
LËVIZJA PËR BASHKIM- LB= 250.00 €.
LISTA SERBE= 450.00 €
Gjithsejtë: 79,650.00 €
Sipas Deskut shkeljet më të shpeshta janë vendosja e posterave në hapësira publike , tentativa për pengim të mbajtjes së tubimeve publike, ankesa lidhur me vendosjen e tendave në hapësira publike dhe në disa tubime elektorale përfshirja e fëmijëve ne fushatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'