LAJMI I FUNDIT:

“Vendi i Maqedonisë është në BE”

“Vendi i Maqedonisë është në BE”

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, në shënimin e 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore, deklaroi se vendi i Maqedonisë është në familjen evropiane. Ai ka thënë se tani ka ardhur koha që të realizohet ky synim, në mënyrë që të rinjve t’u ofrohen më shumë mundësi, por edhe arsye që mos të braktisin vendin.

“Tani është koha që prej shtetit tonë të bëjmë shtëpi për të gjithë. Të gjithë fëmijët tanë ta shohin si destinacionin e vetëm. Jemi të detyruar që t’u japim arsye të mjaftueshme që ta shohin vendin e tyre në shtëpinë ‘Republika e Maqedonisë’. Tani është koha që t’u tregojmë skeptikëve të fundit që Republika e Maqedonisë si shtëpi e lirisë e të gjithë qytetarëve është ylli i ri në nënqiellin evropian, që e meritojmë atë vend”, ka thënë Zoran Zaev.

Ai ka thënë se integrimi në strukturat euroatlanike është qëllim strategjik dhe duhet të punohet me vendoshmëri në arritjen e tij.


Me rastin e 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore, delegacione të Qeverisë së Maqedonisë të udhëhequra nga kryeministri Zoran Zaev, delegacione nga institucione shtetërore dhe korit diplomatik vendosën kurorë lulesh në monumentin e dëshmorëve të Qytetit të Shkupit, në oborrin e ndërtesës së Qeverisë./Telegrafi/