Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta tha se bashkësia ndërkombëtare e ka sjellë Kosovën në izolim klasik, dhe e vetmja shpresë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm është që në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe të Shqipërisë të pajisen me pasaportë shqiptare.
Thaçi tha se në mënyrë që studentët dhe biznesmenët të mund të lëvizin lirshëm ata në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe të Shqipërisë të pajisen me pasaportë shqiptare.
Presidenti i vendit tha se pas gjithë këtyre proceseve që ka kaluar Kosova, qytetarët aktualisht janë të izoluar dhe të paperspektivë.
Ndërkaq, lidhur me izolimin e Kosovës ka folur edhe presidenti shqiptar.
Meta tha se nuk mund të ketë pozitë më të vështirë se pozita e presidentit të Shqipërisë në këtë periudhë.
“Theksoj domosdoshmërinë e dhënies fund të këtij izolimi”, tha Meta, duke shtuar se qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzojnë lirinë e lëvizjes.
Ai tha se kushtëzimi i liberalizimit të vizave për Kosovën me demarkacionin me Malin e Zi është i padrejtë.
Në fund të konferencës, Meta tha se zgjidhja nuk është te dhënia e pasaportës për të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga dëshira për të kaluar këtë problem, jo për shkak të mungesës së dëshirës nga ana e tij, apo e institucioneve të Shqipërisë, por zgjidhja është të tejkalohet ky problem.
“…Shpresoj që edhe politika në Kosovë, pas zgjedhjeve të afërta vendore në një dialog edhe më aktiv me Bashkimin Evropian dhe Malin e Zi të zhbllokohet kjo çështje, sepse nuk bëhet fjala vetëm për vizat, por për zhbllokimin e gjithë perspektivës evropiane të Kosovës…”, tha ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'