LAJMI I FUNDIT:

Shpendi në Sofali: Qeverisja e Vetëvendosjes, bashkë me qytetarët

Shpendi në Sofali: Qeverisja e Vetëvendosjes, bashkë me qytetarët

Lëvizja Vetëvendosje sonte mbajtën tubim në lagjen Sofalia, ku u prezantuan kandidatët për Kuvend Komunal nga kjo lagje, si dhe u fol për programin për të ardhmen.

Sipas një njoftimi, në fjalën e tij të rastit, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se 100 zotimet për mandatin e dytë janë zotime që kanë buruar nga takimet e përditshme me qytetarë.


“Mbajtëm mbi 140 tubime publike me qytetarë gjatë mandatit të parë, ku i mësuam kërkesat dhe nevojat e secilës lagje. Në Sofali, përveç të tjerave, kërkesa juaj ka qenë çerdhja, që tashmë është e hapur. Ndërtuam raport të llogaridhënies nga Komuna tek qytetarët, llogaridhënie kjo që është avancuar në besim të qytetarëve në Komunën e Prishtinës. Kjo është mënyra se si qeverisë VETËVENDOSJE!. Tashmë këtë e ka kuptuar secili, edhe në Prishtinë edhe jashtë Prishtinës”, u shpreh Ahmeti.

Kurse, kryetari i Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Prishtinë, Ylli Hoxha, foli për përvojën e tij në mandatin e parë në Kuvend Komunal, dhe problemet me të cilat është ballafaquar Komuna në raport me atë Kuvend.

“Për shembull, një nga rastet ishte edhe parcela që duhet t’ia ndanim një fabrike që hapte 100 vende të reja të punës, ku humbëm me vota 26 me 25. Në fund morëm vesh që ajo parcelë ishte uzurpuar nga familjarët e një asambleisti të PDK-së. Pra, sot nuk e kemi fabrikën aty, për shkak se LDK dhe PDK votuan në interes të asambleistit të PDK-së, e jo në interes të Komunës. Prandaj na duhet shumica në Kuvend Komunal, shumicë kjo e përbërë nga asambleistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, tha ndër të tjera Hoxha.

Në trend

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kalo në kategori