LAJMI I FUNDIT:

Anglia vazhdon në Kampionatin Botëror në Rusi si e para e grupit (Video)

Anglia vazhdon në Kampionatin Botëror në Rusi si e para e grupit (Video)

Përfaqësuesja e Anglisë fitoi ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, duke mbyllur kështu kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ me ftiore.

Anglezët ishin më të mirë, qarkulluan topin, por edhe vendasit kishin kohë pas kohe rastet e tyre.


Të parët që rrezikuan në këtë takim ishin vendasit në minutën e 11-të me anë të Darvydas Sernas. Goli i vetëm në këtë takim erdhi nga Harry Kane në minutën e 27-të, anglezi shënoi nga pika e bardhë.

Pas disa minutash Marcus Rashford pari një rast të mirë, por portieri Ernestas Setkus bëri një pritje të mirë.

Në pjesën e dytë anglezët rrezikuan me anë të Harry Winks (53’), Aaron Cresswell (69’) dhe Daniel Sturridge në minutat shtesë të takimit.

Ndërsa libanezët rrezikuan me anë të Deicydas Matylevicius (84’) dhe Darvydas Sernas (56’).

Pas kësaj fitore Anglia e mbyll Grupin F në vendin e parë me 26 pikë nga 10 ndeshje.

Në vendin e dytë Sllovakia me 18 pikë, aq sa Skocia një vend më poshtë. Sllovenia në vendin e katër me 15 pikë, Lituania me gjashtë.

E fundit në grup është Malta me një pikë. /Telegrafi/

https://twitter.com/LastWordOnSpurs/status/917067168424054784