LAJMI I FUNDIT:

Interi në janar me gjithë forcat për Ozil e Donsah: Pastore vështirë i arritshëm

Interi në janar me gjithë forcat për Ozil e Donsah: Pastore vështirë i arritshëm

Interi është i gatshëm për një tjetër afat kalimtar me shumë ardhje gjatë janarit.

Një nga emrat që ka dal këto ditë është Mesut Ozil i Arsenalit.


Zikaltrit janë gatshëm që përveç shumës së kërkuar nga Topçinjtë të fusin edhe një lojtarë në marrëveshje.

Përveç gjermanit, klubi nga Milano ka bërë hapa konkret drejt mesfushori të Bolognas, Godfred Donsah.

Edhe agjenti i lojtarit ka pranuar interesimin e Walter Sabatinit, ndërsa në ditët në vazhdim pritet edhe takim ku do të diskutohet për çmimin e lojtarit.

Kurse më i vështiri për t’u arritur shikohet Javier Pastore nga Paris Saint Germaini.

Për ish-yllin e Palermos kërkesa është shumë e madhe nga klubet evropiane, por edhe klubi Parisi nuk është i gatshëm ta shesë për një çmim të arsyeshëm. /Telegrafi/