LAJMI I FUNDIT:

Arsenal 2-0 Brighton: Nota e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve (Foto)

Arsenal 2-0 Brighton: Nota e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve (Foto)

Arsenali ka fituar ndaj Brightonit me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Ligës Premier.

Topçinjtë kanë vazhduar me fitore në kampionatin anglez, duke mposhtur Brightonin në Emirates, pas fitores së fundit ndaj West Bromwich Albionit me rezultat 2-0.

Golat në këtë takim për skuadrën e Arsene Wengerit u shënuan nga Nacho Monreal në minutën e 15-të dhe Alex Iëobi në minutën e 56-të.


Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte Alexis Sanchez, i cili u vlerësua me notë 8.6, ndërsa nota më e ulët e ndeshjes shkoi për Jose Izquierdon, i cili u notua me 6.0.

Në këtë takim luajtën edhe dyshja me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, i cili për 83 minuta lojë u vlerësua me notë 7.5, ndërsa Shkodran Mustafi për 90 minuta lojë u notua me 8.3. /Telegrafi/

Arsenal:

Paraqitje superiore patën edhe Monreal dhe Iwobi

Brighton: 

Dështuan edhe Propper dhe Brown