Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Shtimes, Fatmir Rashiti, ka marrë mbështetjen e plotë nga Nisma për Kosovën në garën e tij për të parin e komunës.
Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj tha se programi i kandidatit të përbashkët Fatmir Rashitit do të ketë përkrahjen e plotë të partisë që ai drejton.
Ai tha se janë të bashkuar për t’i dhënë një frymë të re Komunës së Shtimes, me kandidatin për kryetar Fatmir Rashiti.
“Ne nuk jemi bashkuar kundër askujt këtu, ne jemi bashkuar për t’i dhënë një mundësi tjetër Shtimes. Nuk është ky bashkim i yni kundër një individi, apo një fryme. Bashkimi ynë, kërkesa jonë, angazhimi ynë është për t’ia ofruar një mundësi ndryshe Shtimes. Ne po besojmë se edhe Shtimja duhet të fillojë ndryshimin e qeverisjes. Ne po besojmë fort që ata që kanë qeverisur deri tani më se paku që mund të themi është se janë lodhur, dikush duhet t’iu ndihmojë t’i qojë në shtëpi”, tha Limaj.
Kreu i Nismës theksoi se ndryshimi është i nevojshëm, sepse 17 vjet qeverisje nga një njeri, është e tepër meqë nuk ka më çka t’i ofrojë qytetarëve të Shtimes.
Ndërsa, kandidati i pavarur për kryetar të Shtimes, Fatmir Rashiti ka kritikuar qeverisjen aktuale, se gjatë mandatit të saj ka shndërruar komunën në një vend ku nuk ka demokraci dhe ku anashkalohen vlerësimet e qytetarit.
Sipas tij, qeverisja 17 vjeçare e kryetarit aktual me Shtimen, e ka shndërruar këtë qytet në geto, prandaj është i nevojshëm ndryshimi i qeverisjes në këtë qytet.
“Shtimja dhe qytetarët e Shtimes kanë nevojë për ndryshim, kanë ndryshim për një frymë të re, kanë nevojë për një qeverisje të re, për arsye se për 17 vite me radhë qeverisë një parti dhe 17 vite me radhë në Shtime qeverisë një njeri, i cili Shtimen e ka shndërruar në geto, e ka shndërruar në një vend ku nuk ka demokraci, e ka shndërruar në një vend ku nuk respektohet fjala e lirë e qytetarit, e ka shndërruar në një vend ku nuk merren parasysh mendimet dhe vlerësimet e qytetarit të Komunës së Shtimes. Qeverisja nga viti 2013 deri në vitin 2017 ka qenë qeverisja më e dobët në legjislacionet që kemi pasur në vitin 2017, prandaj nevojë imediate ka qenë ndryshimi”, theksoi Rashiti.
Ai është zotuar se me ardhjen e tij në pushtet do të ketë një administratë funksionale, me teknologji informative të avancuar në shërbim më të mirë të qytetarit.
Rashiti u shpreh se pikë tjetër kryesore e programit të tij, do të jetë edhe arsimi, pasi që ky sektor është i politizuar.
Kandidati i pavarur për kryetar të Shtimes, Fatmir Rashiti në zgjedhjet e 22 tetorit ka mbështetjen edhe të AAK-së, AKR-së, LB-së dhe PD-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë