LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Penale përsëri refuzon “bombat” në rastet “Toplik”, “Tenderët” dhe “Tortura”

Gjykata Penale përsëri refuzon “bombat” në rastet “Toplik”, “Tenderët” dhe “Tortura”

Gjykata Penale me kërkesë të mbrojtjes refuzoi që bisedat telefonike të përdoren si dëshmi në rastet e PSP-së, “Tenderët”, “Toplik” dhe “Tortura”.

Në arsyetim shkruan se bisedat telfonike nuk pranohen së dëshmi, pasi janë të siguruar në mënyrë jolidjore dhe në kundërshtim me Kushtetutën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rastin “Tenderët” e akuzuar është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, për manipulime me tenderin për ndërtimet në muzeun e OBRM-PDUKM-së nga projekti “Shkupi 2014”.

Në rastin “Toplik” të dyshuar janë gjasët persona nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për ndërtimin e “Sonçev Grad”, ndërsa rasti “Tortura” ka të bëjë me arrestimin e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Ljube Boshkoski.

Kundër këtyre vendimeve, është e lejuar e drejta e ankesës në afat prej 3 ditësh në Gjykatën e Apelit në Shkup./Telegrafi/