LAJMI I FUNDIT:

City me triumf komod, Napoli rrëmben pikët e para (Video)

City me triumf komod, Napoli rrëmben pikët e para (Video)

Manchester City ka arkëtuar pikë të plota edhe në xhiron e dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Të zgjedhurit e Pep Guardiolas fituan me rezultat 2-0 kundër Shakhtar Donetskut në Emirates Stadium.


Pas një gjysme të parë pa gola, rezultati u zhbllokua me të filluar pjesa e dytë. Kevin de Bruyne shënoi një gol të bukur në minutën e 48-të.

Gol shumë i bukur nga De Bruyne (Twitter/Manchester City)

Sergio Aguero e pati rastin ta dyfishonte epërsinë, mirëpo dështoi të ishte i saktë nga pika e bardhë (72’). Sidoqoftë, në fund të ndeshjes, anglezët shënuan me anë të Raheem Sterling (90′).

Pas dy xhirove të para, Manchester City kryeson Grupin F me gjashtë pikë.

Në ndeshjen tjetër të Grupit F, Napoli ka fituar me rezultat 3-1 kundër Feyenoordit në San Paolo.

Lorenzo Insigne e zhbllokoi rezultatin në minutën e shtatë dhe ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë. Me të filluar pjesa e dytë (49’), Dries Mertens e dyfishoi epërsinë e nikoqirëve.

Lorenzo Insigne festoi me fanellën e Arek Milik duke e mbështetur bashkëlojtarin e lënduar (Twitter/Squawka)

Jens Toornstra e pati mundësinë ta ngushtonte rezultatin, mirëpo dështoi të realizojë nga pika e bardhë në minutën e 68-të.

Menjëherë pas, Jose Callejon shënoi edhe golin e tretë të vendasve që i jepte fund dyshimin për fituesin. Sofyan Amrabat e shënoi golin e nderit për skuadrën mysafire (90’).

Këto ishin tri pikët e para të Napolit, duke qenë se ndeshjen e parë e humbi nga Shakhtar Donetsku (2-1) që ka po aq pikë sa ekipi që luan në Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Premier League
Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Premier League
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori