LAJMI I FUNDIT:

Traktorët vetëvozitës treguan sukses në avancimin e sistemit të bujqësisë (Video)

Traktorët vetëvozitës treguan sukses në avancimin e sistemit të bujqësisë (Video)

Traktori dhe një kombajnë që voziten vet, si dhe një dron kontrollues, kanë kryer të gjitha punimet bujqësore në disa fusha të Shropshire të Anglisë.

Prej lërimit, mbjelljes së farës, ujitjes, spërkatjes dhe korrjes, të gjitha punimet janë kryer nga ekipi robotik, pa pasur nevojë që të shkelë aty këmba e njeriut, transmeton Telegrafi.


Makinat vetëvozitëse kanë pasur të instaluar sistemin GPS, iu janë dhënë trajektoret nga të kalojnë, si dhe funksioni i caktuar që duhet të ekzekutojnë.

Megjithatë, gjithçka është kontrolluar përmes dronit, në rast se mund të ketë ndonjë devijim të mundshëm.

Projekti që është zhvilluar për disa muaj, pritet të ndryshojë përgjithmonë sistemin e bujqësisë dhe t’ju japë fermerëve më shumë kohë të lirë. /Telegrafi/