Disa nga kompanitë vendore në Kosovë nuk po e marrin parasysh rrezikun që kanoset nga përdorimi i vajit të palmës.
E për këtë Shoqata e Përpunimit të Qumështit ka menduar të nis një fushatë vetëdijësuese për rëndësinë e produkteve të qumështit në raport me prodhimet që kanë përmbajtje të vajit të palmës.
Kryetari i kësaj shoqate, Ramadan Memaj në një deklaratë për KosovaPress, se ky është një reagim ndaj importit enorm të vajit të palmës që po ndodh në Kosovë, në mënyrë që qytetarët të informohen për rrezikun që u kanoset atyre nga përdorimi i produkteve që kanë përmbajtje të vajit të palmës.
“Tash e disa vite Shoqata e Qumështorëve të Kosovës bashkë me Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit, me ngulm kanë kërkuar që të bëhet jo vetëm vetëdijesimi, mirëpo ne i kemi paralajmëruar institucionet vendore lidhur me rreziqet i mbartin për vet konsumatorin produktet me përmbajtje të vajit të palmës. Do të thotë kemi një import enorm të produkteve me këtë përmbajtje dhe sidomos kemi më tepër prodhues vendor që janë duke i prodhuar produktet me përmbajtje të yndyrës së vajit të palmës. Ky është një hap i mirë për t’i njoftuar konsumatorët, se ende ekziston një numër i madh i tyre, të cilët nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë e produkteve të qumështit në raport me prodhimet me vaj të palmës”, ka thënë Memaj.
Më tej ai ka thënë se janë duke bashkëpunuar me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe USAID-in që të gjejnë mënyrën më të mirë për të realizuar këtë fushatë, suksesi i së cilës do të ndikonte edhe në buxhetin e shtetit.
“Ne do t’i propozojmë disa opsione se si do të duhej të dukej kjo fushatë me rëndësi të jashtëzakonshme për konsumatorët, e cila në mënyrë zinxhirore e ka efektin sigurisht edhe për vet prodhuesit vendor dhe për buxhetin e shtetit, dhe sidomos edhe për skemat e përkrahjes të cilat i aplikon Ministria e Bujqësisë e të cilat për fat të keq deri më tani nuk kanë dhënë rezultatet e pritura për shkak të krijimit të kësaj konkurrence krejtësisht të pabarabartë dhe të padrejtë”, ka shtuar ai.
Ndryshe, për të shqyrtuar këto opsione, Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës të martën ka organizuar takim teknik me anëtarë të saj./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit