LAJMI I FUNDIT:

Torino një kafshatë e lehtë për Juventusin (Video)

Torino një kafshatë e lehtë për Juventusin (Video)

Juventusi ka vazhduar me fitore në Serie A, këtë herë fitoi 4-0 në derbin ndaj Torinos.

Zonja e Vjetër dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke e bërë këtë derbi lokal sikur një lojë të thjeshtë.


I pari që shënoi ishte Paulo Dybala në minutën e 16-të pas një gol të bukur jashtë zonës së rreptësisë.

Me këtë rast argjentinasi ngriti numrin e golave sezonal në 10 dhe këtë shifër nuk e kishte arritur asnjë lojtar në gjashtë ndeshje gjatë shekullit XXI.

Në minutën e 40-të shënoi Miralem Pjancic, ndërsa vlen të theksohet se boshnjaku asistoi edhe te goli i parë në këtë takim.

27-vjeçari ka qenë i përfshirë në tre golat e fundit të Juve: dy asistime dhe një gol pasi ishte ai që asistoi te Alex Sandro në minutën e 57-të.

Dybala tregoi edhe një herë prezencën e tij, duke shënuar në minutat shtesë të takimit për rezultatin ppërfundimtar 4-0.

Pas kësaj fitore Juventusi vazhdon në pozitën e dytë me 18 pikë, aq sa Napoli në të parë. Kurse Torino vazhdon në të gjashtën me 11 pikë.

Kampionët aktual në javën tjetër do të jenë mysafirë të Atalantas, ndërsa Torino do ketë punë me Hellas Veronën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori