LAJMI I FUNDIT:

Elinel shijon pushimet me bashkëshorten (Foto)

Elinel shijon pushimet me bashkëshorten (Foto)

Reperi i njohur Elinel pati një sezonë mjaft të suksesshme gjatë verës.

Fillimisht ai solli këngën e re “Serenata”, këngë e cila u prit mirë nga publiku, dhe mori mijëra klikime në YouTube.


Më pas, ai vazhdoi angazhimin nëpër koncerte, ku reformoi në thuajse të gjitha qytetet e Kosovës dhe Shqipërisë.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Tani, pas një stine të ngarkuar, ai ka vendosur që t’i japë vetes disa ditë pushim.

Reperi ka treguar përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, se bashkë me bashkëshorten janë duke kaluar disa ditë të mira pushimi nën shoqërinë e njëri-tjetrin.

Dyshja kanë zgjedhur Plavën, si vendin ideal për të shijuar disa ditë të qeta nën peizazhin e bukur të liqenit.

Elinel me bashkëshorten e tij Klementinën në pushime. Burimi i fotos: InstaStory

Më pas, ata kanë vizituar edhe disa qytete tjera të njohur në Malin e Zi

Ata shfaqen mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit në imazhet që ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Elinel shfaqet i lumtur krah bashkëshortes. Burimi i fotos: InstaStory