LAJMI I FUNDIT:

OSBE bën thirrje për fushatë të ndershme

OSBE bën thirrje për fushatë të ndershme

Në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Kosovë, misioni i OSBE-së rikujton standardet themelore për zgjedhje të lira dhe të drejta, gjithashtu apelon te të gjithë garuesit të angazhohen për fushatë pozitive, pa kërcënime dhe pa çdo lloj frikësimi.

“Që nga koha kur misioni i OSBE-së i ka menaxhuar zgjedhjet, deri në tri proceset e fundit zgjedhore, në Kosovë është instaluar një kulturë e zgjedhjeve të menaxhuara mirë, konkurruese dhe të ndershme. Kjo është një arritje e rëndësishme demokratike dhe prandaj duhet të vazhdohet edhe gjatë kësaj fushate dhe procesi zgjedhor të 22 tetorit”, tha ambasadori Jan Braathu, shef i misionit të OSBE-së në Kosovë.


Në këtë kontekst, OSBE rikujton edhe raportin e Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili ofron observime të dobishme dhe të detajuara për procesin e kaluar zgjedhor, duke përfshirë edhe periudhën e fushatës. Inspirim dhe udhëzime për përputhshmëri me standardet themelore të OSBE-së për zgjedhjet mund të gjenden edhe në publikimin e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR) me titull Doracaku për Zbatim të Rekomandimeve Zgjedhor.

“Të gjitha partive, iniciativave qytetare dhe kandidatëve ju dëshiroj një garë angazhuese dhe proces zgjedhor të suksesshëm”, shtoi Braathu.

Në trend

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Ndërkombëtare
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

Premier League
Kalo në kategori