LAJMI I FUNDIT:

Gabimi trashanik nga VAR, sfida Dortmund – Koln mund të riluhet (Video)

Gabimi trashanik nga VAR, sfida Dortmund – Koln mund të riluhet (Video)

Teknologjia në futboll në disa raste po funksionon mirë, por në disa të tjera po gabon rëndë.

Gabim i madh nga VAR ka ndodhur në fundjavë në kampionatin gjerman mes Borussia Dortmundit dhe Kolnit.


Fituesit e Kupës së Gjermanisë, triumfuan në fund me rezultat të lartë 5-0, në një sfidë ku u desh dy herë ndërhyrja e VAR.

Në rastin e parë që VAR u vë në funksionim gaboi rëndë.

Portieri i mysafirëve Horn u pengua në zonën e tij dhe gjyqtari ndali lojën për faull në sulm, ndërsa mbrojtësi Sokratis shënoi pasi loja ishte ndërprerë nga gjyqtari që kishte dhënë faul në të mirë të mysafirëve.

Por VAR njoftoi se goli ishte i rregullt dhe gjyqtari e pranoi një gjë të tillë.

Vendimi për pranimin e golit nga gjyqtari Patrick Ittrich ishte gabim, pasi nuk lejohet shënimi i golit kur loja është e ndaluar.

Tani ndeshja rrezikon të riluhet pasi klubi i Koln ka njoftuar për një gjë të tillë.

Drejtori sportiv i Koln, Jorg Jakobs ka folur për Bild për rastin e ndodhur.

“Dy gjëra ishin gabim në këtë sfidë. E para është që loja ishte e ndaluar dhe nuk mund të pranohet goli kur gjyqtari kishte marrë një vendim”.

“Ndërkohë e dyta është që protokolli nuk e parashikon që VAR të ndërhyjë në faullet në sulm”, u shpreh Jakobs.

Sipas medieve gjermane, sfida mes Dortmund dhe Koln mund të riluhet pasi klubi bardh e kuq ka bërë një kërkesë të tillë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori