LAJMI I FUNDIT:

Kampioni për tu rikthyer te fitorja, Gjilani për të vazhduar si e pamposhtur

Kampioni për tu rikthyer te fitorja, Gjilani për të vazhduar si e pamposhtur

Java e pestë e elitës së futbollit kosovar do t’i sjellë tri ndeshjet e fundit të saja ditën e sotme (e diel).

Padyshim që ndeshja më interesante e ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, ku Trepça ’89 pret Gjilanin.


‘Xehetarët’, pësuan humbje në mesjavë dhe shkarkuan trajnerin Zekirja Ramadani, ndërsa sot kërkojnë të rikthehet tek pikët e plota ndaj Gjilanit.

Mesfushori fantastik, Rron Broja që shënoi një gol të jashtëzakonshëm ndaj Vllaznisë në mesjavë në një prononcim për Telegrafin foli për ndeshjen e sotme.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe njëkohësisht shumë e vështirë, por ne kemi bërë përgatitjet e duhura për këtë sfidë”.

“Qëllimi ynë është që të rikthehemi tek fitorja pikërisht sot ndaj Gjilanit edhe pse e pranoj që është një takim i vështirë”, deklaroi Broja.

Ai e vlerëson Gjilanin për paraqitjet e bëra deri më tani.

“Do të jetë një përballje e fortë pasi dy ekipet luajnë futboll të bukur. Na duhet të japim maksimumin që të arrijmë qëllimin tonë dhe t’i ndalim pikët e plota në Mitrovicë”, tha Broja për Telegrafin.

E riktheu Gjilani në skuadër, por nuk i dëshpëroi pasi në katër ndeshjet e para ka qenë një lider i vërtetë.

Fjala është për Filonit Shaqirin që së fundmi edhe shënoi gol ndaj Vëllaznimit për ta shpëtuar klubin bardh e kuq nga humbja.

Shaqiri deklaroi për Telegrafin se skuadra e tij udhëton drejt Mitrovicës për mos tu mposhtur.

“Ne në çdo ndeshje futemi për të marrë rezultat pozitiv dhe për një gjë të tillë do të udhëtojmë edhe drejt Mitrovicës”.

“Besojmë shumë se do të kthehemi të pamposhtur në Gjilan pasi kemi edhe përkrahje të madhe nga tifozët tanë ‘Skifterat’ të cilët do të jenë në numër mjaftë të madh në ‘Riza Lushta’”, u shpreh Shaqiri.

“Trepça ’89 është një skuadër që ne e respektojmë si kampion në fuqi dhe nuk do të jetë fare lehtë përballja ndaj tyre, mirëpo besoj në skuadrën time dhe në forcën e bashkëlojtarëve të mij, kështu që do të kthehemi të pamposhtur në Gjilan”, tha Shaqiri për Telegrafin.

Ndërkohë ne qytetin e Gjakovës, Vëllaznimi që ka befasuar në këtë edicion do të jetë nikoqire e ish-kampionëve Feronikelit.

Fitorja eventuale e gjakovarëve do t’i dërgonte ata në pozitën e dytë në tabelë, ndërsa Feronikeli që ende nuk ka pësuar humbje synon të triumfojë për tu rikthyer në pozitën e parë.

Në Gjilan, Drita e cila ka dëshpëruar në këto katër javët e para do të jetë nikoqire e Drenicës.

Të gjitha ndeshjet do të fillojnë nga ora 16:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori