LAJMI I FUNDIT:

Bushi i kënaqur me Kombëtaren U21 të Shqipërisë

Bushi i kënaqur me Kombëtaren U21 të Shqipërisë

Përfaqësuesja U21 ka arritur të dalë me pikë nga dy transfertat e pak ditëve më parë të vlefshme për eliminatoret e “Euro 2019”.

Humbja në sekondat e fundit nuk e ka demoralizuar ekipin, i cili ka arritur të gjejë forcën të reagojë për të fituar një ndeshje po kaq të rëndësishme në Islandë. Në analizën pas këtyre dy ndeshjeve, trajneri Alban Bushi shprehet i kënaqur nga arritjet.


“Ishin dy ndeshjet e para jashtë dhe isha në merak si do të reagonim, por reaguam shumë mirë. Nuk duhej të ishim mundur ndeshjen e parë, por tre pikë në dy ndeshje më kënaqin. Në Islandë dominuam gjithë ndeshjen. Ekipi ka forcë dhe lojtarë kandidatë për ekipin e parë”, tha trajneri.

Bushi më pas, edhe pse thekson se skuadra ka elementë më të rinj në moshë se ekipet kundërshtare, është i bindur se mund të arrijë rezultate edhe më të mira me këta lojtarë.

“Ne nuk pretendojmë vendin e parë, por synojmë fitore në çdo ndeshje. Nuk duhet të shikojmë shumë larg, por të mendojmë për ndeshjen e radhës. Kemi lojtarë më të vegjël se kundërshtarët dhe mendoj se do të jenë më të rritur sezonin e ardhshëm”.

“Duhet t’i mbaj lojtarët të karikuar në mënyrë që të mos gabojmë siç bëmë në Irlandë. Ndaj Islandës dhe Irlandës në Tiranë janë ndeshje vendimtare për të na treguar nëse do të kapim vendin e dytë ose jo”, deklaroi Bushi, i cili ka kërkuar edhe një herë mbështetjen e publikut në ndeshjet e ardhshme në Shqipëri, që do të luhen me 10 tetor ndaj Islandës, ndërsa më 10 nëntor përballë Irlandës.

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori