LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Deklasifikimi i kontratave do të ndikojë te investitorët e huaj

OBRM-PDUKM: Deklasifikimi i kontratave do të ndikojë te investitorët e huaj

Nga OBRM-PDUKM vlerësojnë se vendimi i Qeverisë për deklasifikimin dhe shpalljen e subvencioneve që janë dedikuar për kompanitë e huaja do të ndikojë te investitorët e mundshëm dhe qëllimin e tyre për të vendosur kapital në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sekretari gjeneral i partisë, Hristijan Mickovski në konferencë për shtyp tha se një vendim i këtillë do të shkaktojë josiguri dhe pakënaqësi te investitorët aktual, do ta zvogëlojë konkurrencën në krahasim me shtetet tjera dhe do të largojë shum kompani të huaja që kanë pasur për qëllim të investojnë në Maqedoni.

“Kompanitë që vijnë nuk dëshirojnë shpallje publike të kontratave të tyre dhe të ardhurave të tyre në bazë të subvencioneve, dhe kjo nuk i përshtatet as vendit. Është kështu pasi që zbulohet pozita e tyre para shteteve tjera konkurruese dhe më së shpeshti për investimin e një kompanie të huaj insistojnë së paku 5-6 shtete me oferta të ndryshme që nuk shpallen, sepse investitori i rradhës do të kërkojë së paku subvencionin më të lartë të kompanisë paraprake, gjë që e vendos shtetin në pozitë të pavolitshme”, thuhet nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/