LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet fizikisht dhe seksualisht 88-vjeçarja nga Nagoriçani i Vjetër

Sulmohet fizikisht dhe seksualisht 88-vjeçarja nga Nagoriçani i Vjetër

Katër persona kanë sulmuar një plakë 88-vjeçare në fshatin Nikuljan, komuna Nagoriçan i Vjetër, ndërsa njëri prej tyre dy herë ka kryer edhe sulm seksual ndaj saj, kumtoi policia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rastin e ka paraqitur një banor i fshatit Çellopek, gjegjësisht bashkëshorti i vajzës së plakës.


Pas masave të ndërmarra, nëpunës policorë, i kanë gjetur dhe i kanë privuar dhunuesit nga liria, ndërsa kundër A.Z. nga Kumanova do të parashtrohet padi penale për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale ”dhunim”. /Telegrafi/