Zyra për Vlerësimin e Pasurive, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave (MF), që në ditën e parë të vlerësimit të objekteve në fshatin Shipitullë, të komunës së Obiliqit, ka hasur në shumë objekte të kamufluara si shtëpi
Objekte të improvizuara në formë të shtëpive ka identifikuar Zyra për Vlerësimin e Pasurive, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave (MF), që në ditën e parë të vlerësimit të objekteve në fshatin Shipitullë, të komunës së Obiliqit. Për shkak të zgjerimit të mihjes së Korporatës Energjetike të Kosovës Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marrë vendim që t’i shpronësojë pronat në këtë fshat e ku vlera e kompensimit të tyre po llogaritet të jetë më e lartë se 15 milionë euro.
Në bazë të dëshmive, që i ka siguruar gazeta “Zëri”, shihet se objekte të mëdha në formë të shtëpive brenda janë krejtësisht të zbrazëta. Madje disa prej tyre nuk kanë pllaka prej betoni derisa kulmin e kanë krejtësisht të improvizuar.
Në një shkresë, të cilën Shklëzen Morina nga Ministria e Financave, ia ka dërguar drejtorit të KEK-ut Arben Gjukajt, ministrit të Mjedisit Ferat Shalës, sekretarit të kësaj Ministrie Arben Çitakut, ministrit të Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavilecit, thuhet se menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimit të parë që e nxjerr Qeveria e Republikës së Kosovës menjëherë Ministria e Financave ka dalë për të bërë inspektimin komform dispozitave ligjore të Ligjit të Shpronësimit.
“ZVPP-ja (Zyra për Vlerësimin e Pasurive të Paluajtshme ) ka bërë incizimin e gjendjes dhe jemi duke përgatitur aktet e vlerësimit (ekspertizat) sipas dosjes dhe elaboratit të shpronësimit. Po ju bashkëngjit vetëm disa foto të pronave dhe do të shihni vetë se me çka ballafaqohet shteti.
Në asnjërin objekt nuk ka kushte për banim dhe nuk ka banim të asnjë civili dhe në ditën e inspektimit kanë qenë vetëm një traktor dhe një grua me dy fëmijë që kishin mbërritur para ekipit tonë. Shtëpitë janë të pabanueshme: pa kuzhina, pa banjë, pa ujë të ngrohtë, pa ormanë për tesha, pa jorganë, pa batanije, pa çarçafë, pa infrastrukturë të rregullt të oborrit, pa asnjë kilogram bukë, pa miell, pa ushqim çfarëdo qoftë, pa asnjë element të amvisërisë, pa mjete pune për gatim, pa shporet të rrymës apo të druve edhe shumë e shumë elemente të tjera që tregojnë se nuk ka banim në këto shtëpi”, thuhet në letrën e Morinës, drejtuar tre ministrave të Qeverisë së Kosovës, si dhe drejtorit të KEK-ut Arben Gjukajt. Aty më tutje thuhet se dy ditë para nxjerrjes së vendimit përfundimtar aktet e vlerësimit do të jenë gati.
“Kjo për arsye të mosnxjerrjes së konfidencialitetit të ekspertizave. Për çdo ministër dhe sekretar të ministrive jam i gatshëm t’ju njoftoj më detalisht”, thuhet në fund të letrës./Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'