LAJMI I FUNDIT:

Unitedi e nis me shumë gola, Lukaku paralajmëron çfarë të pritet nga ai (Video)

Unitedi e nis me shumë gola, Lukaku paralajmëron çfarë të pritet nga ai (Video)

Manchester Unitedi e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Ligën Premier. Djajtë e Kuq ishin bindës në triumfin prej 4-0 kundër West Ham Unitedit.

Mirëpo, ky rezultat nuk është tregues real i asaj që ndodhi në fushë, pasi skuadra e Jose Mourinhos e dominoi sfidën dhe krijoi raste të njëpasnjëshme, ashtu që shumë lehtë kemi mundur të shohim më shumë gola.


Vendasit ishin skuadra që e kërkoi vazhdimisht golin gjatë pjesës së parë në Old Trafford dhe goli erdhi në minutën e 33-të.

Festa e Lukakut pas golit të parë (Twitter/Squawka)

E gjitha ndodhi pas një gabimi të një lojtari mysafir dhe një kundërsulmi të shpejtë nga Marcus Rashford. Ai krijoi hapësirë dhe asistoi te Romelu Lukaku, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte.

Me epërsi prej një goli skuadrat shkuan në pushim, ndërsa pasqyrë e njëjtë e lojës u pa edhe në gjysmën e dytë me Unitedin që sulmonte vazhdimisht dhe kërkonte të realizojë.

Goli i dytë erdhi në minutën e 52-të. Pas një harkimi fantastik të Henrikh Mkhitaryan nga gjuajtja e lirë, Lukaku realizoi me kokë duke i heshtur kritikët që mendonin se Djajtë e Kuq paguan shumë para për të.

Lukaku i heshti ata që dyshonin në cilësitë e tij (Twitter/Squawka)

Një rast shumë të mirë shënimi e pati Marko Arnautovic në minutën e 59-të, por goditja e tij u ndal në shtyllë. Po ashtu, raste shënimi në vazhdim patën edhe Rashford e Daley Blind.

Përpjekjet e njëpasnjëshme të nikoqirëve i konkretizoi me golin e tretë Anthony Martial (88’), i cili kishte vetëm tetë minuta që kishte hyrë në fushë. Mkhitaryan ishte asistues edhe në këtë gol.

Martialit i mjaftuan tetë minuta në fushë (Twitter/Squawka)

Për golin e katërt u kujdes Paul Pogba (90’), i cili shënoi me një goditje nga jashtë zonës dhe ky ishte rezultati  përfundimtar i takimit.

Këto janë tri pikët e para të Manchester Unitedit në sezonin 2017/2018 në Ligën Premier, ndërsa West Ham Unitedi do ta kërkojë rezultatin pozitiv në ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori