Kështu e komenton Osmani diskriminimin e shqiptarëve në stadiumin ”Telekom Arena” (Foto)
Shqiptarët dje u diskriminuan. Organizatorët të sypatrembur guxuan që t’i tregojnë botës një realitet të rrejshëm, një realitet ku nuk shihen shqiptarët si shtetformues por u prezentua kultura maqedonase dhe vetëm flamuri shtetëror!
I kontaktuar nga Telegrafi Maqedoni për të dhënë deklaratë për këtë diskrimin ndaj shqiptarëve që duhet ai t’i përfaqëson, zëvendëskryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani, parapëlqen që deklaratat t’i ndajë me fansat e tij në Facebook, dhe jo me mediumet që e kontaktojnë për t’i marrë deklaratë.
”Ndoqa një ndeshje tamam mes gjigantëve të futbollit evropian. Dëshmuam se mund të organizojmë edhe manifestime të këtij rangu! Ama, organizatorët e programit artistik sikur harruan se Maqedonia është shumëtnike…! FFM të spjegohet!” ka shkruar Osmani.
Telegrafi do të vazhdojë që të kërkojë përgjegjësi ndaj zyrtarëve qeveritar për diskriminimin e bërë ndaj shqiptarëve, si ky i djeshmi.
Përndryshe, qeveria e tanishme vazhdimisht mundohet të na bind se Maqedonia e re do të ndërtohet në themelet e një jete të përbashkët, të qytetarëve që jetojnë në të. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251