LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LDK-së tregon si të dilet nga kriza politike-institucionale

Deputeti i LDK-së tregon si të dilet nga kriza politike-institucionale

Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar një zgjidhje, që sipas tij është fare të lehte dhe të thjeshtë, për daljen nga kriza institucionale e politike.

Ai po ashtu, ka drejtuar edhe një mesazh ndaj Teuta Rugovës, e cila në seancën e së enjtes kishe votuar ndryshe nga LDK, në favor të PAN-it.


“Unë dhe 109 kandidatë besuam që Avdullah Hoti me ekip mundet me qeverisë më mirë. Po të besoja në fillim ndryshe do isha në listën tjetër do loboja dhe do dilja para qytetarëve me listën me tjeter kandidat për kryeministër”, ka shkruar Avdyli.

Postimi i plotë i deputetit Avdyli:

“Situata është shumë e thjeshtë.

Bllokues të krijimit të institucioneve janë ata që sipas interpretimit (të praptë) kushtetues kanë drejtë që të parët të propozojnë, pra PAN.

Ata janë të parët ,por jo fitues dhe as shumicë

Ata kanë 39 nga 120 deputetë që pa marreveshje me partitë shqiptare asesi skalojnë 61 e nevojshme.
Tendenca e krijimit të shumicës, jo permes marreveshjes ndërpartiake , por përmes tjetërsimit të vullnetit të ndonjë deputeti është bllokadë edhe më  e madhe e aspak zgjidhje.

Nuk do duhej të ketë as mirëkuptim as arsyetim për asnjë deputet që tjetërson vullnetin e qytetarëve votues.
Zgjidhja para zgjedhjeve ishte e thjeshtë për kandidatët.

PAN, LAA,VV ishin opcionet për tu kandiduar si deputet. Unë dhe 109 kandidatë besuam që Avdullah Hoti me ekip mundet me qeverisë më mirë. Po të besoja në fillim ndryshe do isha në listën tjetër do loboja dhe do dilja para qytetarëve me listën me tjeter kandidat për kryeministër.

Tani marreveshjet për koalicione i bëjne partitë me dialog e negocim e jo individët. Krijimi qeverisë me 2 deputet të tjetërsuar politikisht është thyrje e rregullave politike , fyrje e vullnetit të qytetarëve, presion i pandershëm në emër të jaranisë ndaj deputetëve apo joshje korruptive si veper penale. Ndoshta dikush bënë edhe këtë kalim, edhe pse sbesoj që kaq lehtë mund ta tradhëtoi besimin e mijera votuesve, por kjo edhe nuk prodhon zgjidhje politike per vendin, as për PAN-in e më së paku i nderon ata 2 deputetë kushdo qofshin. Mos kofsha në lekurën e tyre , sepse më së rëndi do e kenë ata 2 ,se kushdo nga ne që të shikojmë votuesit në sy.

Prandaj koha është për reflektim , e jo për aventura me shtetin.
Të ulemi, të bisedojmë, si parti e koalicione.

Ata që mirren vesh të krijonë shumicën parlamentare e të qeverisin. Sbehet kiameti që edhe nëse sarrijmë ti kenaqim ambiciet tona ndonjeherë sepse ardhmeria e fëmijeve tanë është më e rendesishme. Nëse smirremi vesh, shkojmë në zgjedhje tjera e ia shpenzojmë edhe nja 5 milion bugjetit të Kosovës. Por së paku secili deputet aty ku beson ka shansë të renditet në listë.” (sic), ka shkruar Avdyli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori