LAJMI I FUNDIT:

Interi ka marrëveshje për Schickun, por lojtari ende e pret Juventusin

Interi ka marrëveshje për Schickun, por lojtari ende e pret Juventusin

Interi ka marrëveshje me Sampdorian për Patrik Schickun, por sulmuesi është ende në pritje që të kalojë te Juventusi.

Bianconerët kanë marrëveshje për shumë e 30 milionë eurove me sulmuesin çek, por gjatë testeve mjekësore dolën disa probleme në zemër.

Schick ka marr një muaj ekstra për të përsëritur testet mjekësore duke përcjellë një program rehabilitimi .


Testet mjekësore do të bëhen të hënën edhe pse calciomercato.com beson se Interi ka marrëveshje me klubin e tij.

Nerazzurrët po ashtu kanë marrëveshje me agjentin e lojtarit, me termat e njëjtë që kishte me Juven. Faktori kryesor mbetet zgjedhja e lojtarit.

Mësohet se lojtari ende shpreson në një marrëveshje me Juventusin, pasi ka edhe përkrahjen e Pavel Nedvedit, që është pjesë e bordit të Bianconerëve. /Telegrafi/