LAJMI I FUNDIT:

Agjenti: Emre Mor do t’i bashkohet Napolit ose Romës brenda 48 orëve

Agjenti: Emre Mor do t’i bashkohet Napolit ose Romës brenda 48 orëve

Emre Mor “do të bashkohet me Napolin ose Romën gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka thënë agjenti i anësorit turk të të Borussia Dortmundit, duke injoruar kështu interesimin e skuadrës tjetër italiane, Fiorentinës.

Anësori i talentuar turk ishte i lidhur ngushtë me një kalim në klubin Viola, por duket se ata janë refuzuar nga Mor, duke zgjedhur një skuadër tjetër nga Serie A.


Në vend të kësaj, Roma përballet me konkurrencë të vërtetë nga Napoli i Maurizio Sarri për nënshkrimin e tij dhe këtë e konfirmon agjenti i futbollistit.

Dortmundi huazon talentin Emre Mor
Lexo po ashtu Dortmundi huazon talentin Emre Mor

“Emre do të shkojë në Itali”, ka thënë fillimisht agjenti Mustafa Ozcan për Ajansspor.

“Ne u takuam me Napolin dhe Romën, kështu që gjatë dy ditëve të ardhshme gjithçka do të bëhet e qartë”.

“Ai do të bashkohet me njërin nga këto dy klube”, përfundoi agjenti i Emre Mor.

Çmimi i talentit turk besohet të jetë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
Ylli i Real Madridit mund të bëhet bashkëlojtar i Messit tek Inter Miami

Ylli i Real Madridit mund të bëhet bashkëlojtar i Messit tek Inter Miami

Ndërkombëtare
Kandidati që Klopp e propozoi për ta zëvendësuar atë i kishte thënë “jo” Liverpoolit

Kandidati që Klopp e propozoi për ta zëvendësuar atë i kishte thënë “jo” Liverpoolit

Premier League
“Sa keq i trajton Barcelona legjendat e tyre”, trajneri i Sevillës me deklaratë goditëse

“Sa keq i trajton Barcelona legjendat e tyre”, trajneri i Sevillës me deklaratë goditëse

La Liga
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
Emri surprizë del të jetë kandidati kryesor për ta zëvendësuar Southgate si trajner i Anglisë

Emri surprizë del të jetë kandidati kryesor për ta zëvendësuar Southgate si trajner i Anglisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori