Deputeti i zgjedhur i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë se shefi i AKR-së, Behgjet Pacolli, për shkak hatërmbetjes me presidentin Hashim Thaçi dhe të parin e PDK-së, Kadri Veselin, do ta djeg Qeverinë e Ramush Haradinajt.
Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se i pari i vendit dhe kryetari aktual i PDK-së, ia kanë pasur shumë hatrin dhe ia kanë dëgjuar fjalën Behgjet Pacollit.
“Edhe e kanë ndihmuar shumë njëri-tjetrin në biznese. Nuk ka dosje në Kosovë, e bërë qoftë nga UNMIK-u apo Eulex-i, qe nuk kanë kaluar nëpër duart e Thaçit dhe të Kadri Veselit”, ka shkruar Zeka.
Ai më tutje ka thënë se “Pacolli e di se ai bashkë me Mabetex-in, kanë qenë të hetuar nga ndërkombëtaret, qoftë për Ilirinë, qoftë për kompaninë Siguria, qoftë për Farmedin, qoftë për Grandin”.
“Pacolli ka pritur e ka përcjellur liderë politikë edhe jashtë Kosovës edhe në Pallatin e tij. Ka pasur raste që në takime me krerët e PDK së, ka asistuar edhe Edi Rama. Nje takim i mbajtur në fundin e vitit të kaluar, ka rezultuar me një marrëveshje në mes Kadri Veselit, Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit. Takimi është zhvilluar në Zvicër”, ka shtuar Zeka.
Sipas tij, “nga raportet e shërbimeve ndërkombëtare të inteligjencës, thuhet se në këtë takim Pacolli ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme që do te mbaheshin ne muajin maj”.
“Kurse Kadria dhe Hashimi kanë kërkuar nga Pacolli që të mos shkojë në koalicion me LDK-në. Me kë të duash shko, vetëm me LDK-në, jo. Kjo ishte marrëveshja në mes tij dhe Kadri Veselit, marrëveshje të cilën e shkeli Pacolli”, ka shtuar ai.
Sipas tij, “po të lexohet një raport sekret i një shërbimi perëndimor, del se Pacolli ju kishte premtuare te njëjtën gjë edhe Albin Kurtit e të tjerëve”.
“Papritmas u bashkua me LDK-në ku, sipas te huajve, e vetmja arsye ishte Mimoza Kusari dhe Ilir Deda”, ka shtuar Zeka. “Lëvizja e fundit e Pacollit i la te gjithë gojëhapur. Mesazhet e tija refuzuese kishin lënë pa tekst edhe presidentin Thaçi, i cili vetëm i kishte shkruar se adresa është e gabuar. Unë nuk jam kryetar i PDK -së. Drejtohuni tek Kadria. Ndoshta është pikërisht personazhi i Pacollit, i cili do t’i lëviz disa deputet në drejtim te PAN-it, për ta votuar qeverinë Haradinaj”, ka shtuar Zeka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kërkesa për rritjen e pagave, Qeveria dhe Sindikata e AOJSHQ-së do të takohen pas kthimit të kryministrit nga SHBA-të
Risteski: Kemi kompletuar Komisionin për Mbrojtje nga Konkurrenca, do të shohim cilat janë dobësitë e ligjit për praktika të padrejta tregtare
Shet veturën e vjedhur jashtë vendit, arrestohet një 35-vjeçar në Kaçanik
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave
Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit