LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti italian këmbëngul për Rashicën

Gjiganti italian këmbëngul për Rashicën

Skuadra e madhe italiane, Napoli nuk heq dorë nga transferimi i yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Klubi i presidentit Aurelio de Laurentis vazhdon të monitorojë talentin e Përfaqësueses së Kosovës, i nxitur edhe nga agjentët e merkatos së të kaltërve që besojnë se Rashica ka potenciale të mëdha.


Milani mendon për Rashicën
Lexo po ashtu Milani mendon për Rashicën

Napoli e ka ndjekur 21-vjeçarin edhe gjatë verës së shkuar, por nuk arriti ta finalizonte marrëveshjen me Vitessen, në këtë mënyrë, klubi italian është hedhur sërish në sulm për të evituar konkurrencën e klubeve të tjera.

Në fakt, Serie A mund të jetë destinacioni më i mundshëm për talentin e Vitesses pasi në gjurmët e tij janë vënë edhe Milani e Udinese.

Edhe një skuadër italiane futet në garë për Rashicën, gati miliona euro për vushtrriasin
Lexo po ashtu Edhe një skuadër italiane futet në garë për Rashicën, gati miliona euro për vushtrriasin

Sipas Mediaset, kuqezinjtë kanë shfaqur interes, ndërsa klubi i presidentit Pozzo mund të jetë një tjetër destinacion ku Rashica mund të shpërthejë përfundimisht për të hedhur hapin e madh të karrierës, përcjell SS.

Gjithsesi, për momentin situata mbetet e pandryshuar pasi Vitesse kërkon të arkëtojë sa më shumë nga sulmuesi i krahut që ka shpërthyer në radhët e ekipit holandez.

Kartoni i futbollistit të lindur në Vushtrri vlerësohet rreth tetë milionë euro në treg nga Vitesse, aty ku gjatë dy sezoneve të fundit Rashica ka qenë një prej titullarëve të padiskutueshëm, duke luajtur mbi 60 ndeshje në Eredivisien holandeze, duke realizuar edhe 10 gola.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori