LAJMI I FUNDIT:

Komiteti i Helsinkit: Të inspektohet puna e Këshillit Gjyqësor

Komiteti i Helsinkit: Të inspektohet puna e Këshillit Gjyqësor

“Nevoja e kthimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së gjykatave dhe para së gjithash besimit të qytetarëve tek gjyqësia, është nevojë urgjente”.

Kështu vlerëson Komiteti i Helsinkit, sipas të cilit në këtë periudhë tremujore duhet të ketë përforcim të kompetencave të Këshillit Gjyqësor si organ që duhet të mbrojë pavarësinë e gjyqësisë. Po ashtu duhet të miratohen ndryshime në Ligjin për Këshillin Gjyqësor, ku do të përcaktohen edhe kriteret për shkarkim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raporti vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor është para deputetëve dhe së shpejti do të jetë në rend dite, andaj Komiteti i Helsinkit thotë se do të dërgojë edhe raportet e viteve të kaluara, me qëllim që të shihet puna e Këshillit Gjyqësor në të kaluarën.


Ndërkohë sektori i gjyqësisë mbetet në rekomandime, por për këtë nuk janë të nevojshme ndryshime në Ligjin e gjykatave.

“Ekzistojnë dispozita në Kodin Zgjedhor në të cilat thuhet se kolegjiumi i gjykatësve mundet të vendos se ekziston nevoja për formimin e një sektori të veçantë nëse rritet vëllimi i punës. Nga kjo konsiderojmë se ky rekomandim duhet të mbetet dhe të implementohet edhe nga Gjykata”, tha Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit.

Po ashtu sipas Institutit për të Drejtat e Njeriut edhe gjatë zgjedhjes së kryetarit të Gjykatës Penale duhet të respektohen kriteret e profesionalizmit dhe besimit të opinionit tek ai gjykatës që do të zgjidhet./Telegrafi/