LAJMI I FUNDIT:

Turistët e huaj: Kodra e Diellit ka natyrë të mirë, por pak përkujdesje

Turistët e huaj: Kodra e Diellit ka natyrë të mirë, por pak përkujdesje

Turistët që arrijnë në Kodrën e Diellit hasin në gropa nëpër rrugë, kurse infrastruktura është në gjendje të mjerrueshme. Mungon ndriçimi, kurse ajo ekzistuese është e dëmtuar. Aty shfaqen qen endacak, kurse bagëtia kullotë gjithandej, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu e përshkruan Tv Telma situatën në këtë qendër turistime. Sipas tyre, kjo pamje i zhgënjen turistët që ta vizitojnë sërish këtë qendër gjatë periudhës së verës.


Turistët e paktë të huaj që janë hasur thonë se natyra është e mrekullueshme, por qendra turistike nuk mirëmbahet, e as që investohet diçka. Një numër shtëpizash janë ndërtuar pa leje, ndërkaq kohët e fundit ka filluar ndërtimi i xhamisë, që gjithashtu thuhet se nuk ka leje ndërtimi. Askush nuk ndërmerr asgjë.

Përgjegjësinë për menaxhimin e Kodrës së Diellit e ka Elem Tours, që ka premtuar mbi 50 milionë euro investime, por jemi në vitin 2017 dhe asgjë nuk ka ndodhur. U fillua ndërtimi i bazenit të ujit për të prodhuar borë artificiale, por puna ka ngecur.

Edhe skilifti gjashtëulësesh që filloi të ndërtohet, po has në probleme të ndryshme ndërtuese dhe administrative.

Nga ana tjetër, nisma qytetare ”Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” thotë se kjo qendër turistike është lënë pas dore dhe askush nuk ndërmerr asgjë për ta shpëtuar. Ata thonë se çfardo plani që bëhet dhe fillon të realizohet, merr kahje tjetër, ose punët lihen në gjysmë. Kjo nismë kërkon që fillimisht të ndërtohet skilifti me gjashtë ulëse, për t’u shpëtuar sezona e radhës turistike dimëtore, si edhe të bëhet diçka për t’u riaktivizuar teleferiku Tetovë-Kodra e Diellit./Tv Telma/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori