LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti anglez rivalizon Interin, kërkon ta ‘rrëmbej’ Vidalin

Gjiganti anglez rivalizon Interin, kërkon ta ‘rrëmbej’ Vidalin

Arturo Vidal ka përfunduar në radarin e Manchester Unitedit, të cilët duan të rivalizojnë Interin për të fituar shërbimet e tij.   

Mesfushori kilian po luan për mrekulli te Bayern Munichu, që nga transferimi i tij para dy viteve nga Juventusi.

Paraqitjet e tij të mira dhe energjia në mesin e fushës kanë bërë që shumë skuadra të mëdha të synojnë transferimin e tij, ku më e interesuara mendohet të jetë ajo italiane, Interi.


Megjithatë, sipas Daily Star, Djajtë e Kuq janë në gjah për një mesfushor të ri, dhe tani janë futur në garë për shërbimet e Vidalit.

United duket se do të humbasë Nemanja Maticin e Chelseat dhe Eric Dier e Tottenhamit dhe shpresojnë të ‘rrëmbejnë’ kilianin para Interit. /Telegrafi/