LAJMI I FUNDIT:

Neymar largohet, vjen Dybala?

Neymar largohet, vjen Dybala?

Raportimet e mediave në Spanjë sugjerojnë se Barcelona mund të lëvizë për Paulo Dybalan nëse Neymar bashkohet me Paris Saint-Germainin.

Duket se PSG mund të jetë në prag të kompletimit të një marrëveshjeje të pabesueshme prej 222 milionë eurosh për yllin brazilian, me gazetën Le Parisien që thekson se ai tashmë u ka thënë shokëve se do të transferohet.


PSG është gati të thyej klauzolën e Neymarit
Lexo po ashtu PSG është gati të thyej klauzolën e Neymarit

Çdo lojtar në ligat spanjolle ka një klauzolë lirimi, kështu që skuadra e Ligue 1 duhet ta aktivizojë atë, megjithëse do të dyfishonte rekordin botëror të transferimeve.

Ndërsa, Barça është lidhur me Philippe Coutinhon e Liverpulit, gazeta Mundo Deportivo raporton se Dybala është gjithashtu në listën e tyre të ngushtë.

Argjentinasi i njohur si La Joya rinovoi me Juve në fillim të këtij viti dhe nuk ka asnjë klauzolë lirimi në kontratë e cila zgjat deri në vitin 2022.

Juventusi ka refuzuar 95 milionë për Dybalan nga Barcelona
Lexo po ashtu Juventusi ka refuzuar 95 milionë për Dybalan nga Barcelona

Megjithatë, argjentinasi nuk ka lënë asnjë sekret se Lionel Messi është idhulli i tij, dhe Mundo Deportivo pretendon se ka një marrëveshje verbale në lidhje me Blaugranat.

Gazeta spanjolle pretendon se Bianconerët ia kanë bërë të qartë Dybalas se mund të largohet nëse katalanasit vendosin të paguajnë një çmim të caktuar midis 110 apo 120 milionë eurove.

Ndërkohë që bisedimet nuk janë të hapura për momentin, mendohet se Barça po mban shënimet e tyre mbi situatën e Dybalas përmes Ariedo Braida. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori