LAJMI I FUNDIT:

Priebe në takim me ASHMAA, flasin për prioritetet urgjente reformuese dhe sferën mediale

Priebe në takim me ASHMAA, flasin për prioritetet urgjente reformuese dhe sferën mediale

Në suaza të zbatimit të Prioriteteve urgjente reformuese nga Raporti me rekomandime nga viti 2016, një ekip eskpertësh, i udhëhequr nga Reinhard Priebe, dje pati takim me drejtorin dhe anëtarët e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim, sipas kumtesës, është biseduar për mënyrën e funksionimit të trupit rregullator pas hyrjes në fuqi të ligjeve për shërbime mediale, pavarësim politik dhe financiar i Agjencisë, transparencën e saj.


Poashtu janë diskutuar edhe dobësitë në sferën mediale dhe nevojën për tejkalimin e tyre, posaçërisht në pikëpamje të sanksionimit të fjalimit të urrejtjes, respektimun e standardeve profesionale dhe sigurimin e kushteve për kryerje pa pengesë të punës së gazetarëve.

Përndryshe, Priebe po qëndron në Maqedoni me një grup ekspertësh, për të ndjekur punën e grupit që duhet të bëjnë reforma, në sferën e gjyqësorit dhe përmbushjen e reformave urgjente. /Telegrafi/