LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Ata që nuk ndihen prishtinali, nuk mund të jenë në forum (Video)

Mustafa: Ata që nuk ndihen prishtinali, nuk mund të jenë në forum (Video)

Njëri nga nismëtarët e formimit të Forumit të Prishtinasve, Muhamet Mustafa, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka folur për formimin e forumit të Prishtinasve, duke dhënë detaje se çka kanë pas në plan, përfshirë edhe pengesat.

Mustafa tha se ata që nuk ndihen prishtinasë, nuk mund të jenë pjesë e këtij forumi.


“Fundi i fundit, ne s’do të bëjmë hetim për asnjë biografi të asnjë njeri. Anëtarë të forumit do të bëhen siç ju thash, qytetarët që e ndjejnë vetën prishtinas. I aprovojnë këto qëllime të këtij statuti, do të jenë anëtarë të mirëseardhur, dhe do të jenë anëtarë të këtij forumi”, tha ai.

Mustafa, që dështoi të bëhej deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit, tha se LDK natyrshëm duhet të rrijë në opozitë, por përmendi disa kritere për të cilat kryesia e kësaj partie, do të duhej t’i ketë në rast se vjen situata dhe të jetë pozitë.

“Në qoftëse LDK-ja sigurohet që programi i saj ekonomik, programi në integrimet ekonomike e euroatlantike zbatohet, dhe e siguron LDK-ja udhëheqjen në zbatimin e këtij programi, atëherë LDK duhet me mendu që për hir të gjendjes ekonomike, të hyjë në qeveri. Përndryshe, në asnjë mënyrë”, tha ai

Ai gjithashtu, tha se PDK-ja e ka kohën që të shkoj në opozitë, si humbësja më e madhe e zgjedhjeve të fundit./RTV D/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori