LAJMI I FUNDIT:

Adoleshenti gati e pësoi keq kur u hodh në det nga shkëmbi i lartë (Foto)

Adoleshenti gati e pësoi keq kur u hodh në det nga shkëmbi i lartë (Foto)

Carole Zimmerman nga Dorset i Anglisë, e ka fotografuar një të ri që është hedhur në det, prej shkëmbit të lartë dhjetë metra.

Pensionistja 64-vjeçare, ka thënë se adoleshenti ishte vetëm disa centimetra larg masivit të fortë, duke rrezikuar të lëndohet rëndë, transmeton Telegrafi.


Kërcimi shumë pranë shkëmbit

“Kur doli dridhej i shqetësuar, ndërsa ne nuk mund të besonim se shpëtoi gjallë”, ka shkruar Zimmerman lidhur me rastin.

Raportohet se kjo hapësirë është e ndaluar për kërcim dhe zhytje, ndërsa kërkohet nga të gjithë t’i qëndrojnë sa më larg. /Telegrafi/